Kroacia nuk e fton Ademin
Selektori i Kroacisë, Niko Kovac ka publikuar listën e gjerë prej 30 futbollistëve të ftuar për Kampionatin botëror në Brazil. Por, në të nuk gjendet mesfushori kosovar Arjan Ademi.
Sport
Selektori i Kroacisë, Niko Kovac ka publikuar listën e gjerë me emrat e 30 futbollistëve, për Kampionatin botëror në Brazil.
Dhe, në të nuk është përfshirë mesfushori kosovar i Dinamo Zagrebit, Arjan Ademi. Shtatë futbollistë nga ky grup do të përfundojnë jashtë ekipit, para listës përfundimtare të Kovacit.
Kroacia do të luajë në Grupin A me nikoqirin Brazilin, Meksikën dhe Kolumbinë.
Portierët: Pletikosa, Subasic, Zelenika
Mbrojtësit: Srna, Vrsaljko, Vida, Corluka, Lovren, Schildenfeld, Pranjic, Strinic, Bubnjic
Mesfushorët: Rakitic, Modric, Kranjcar, Kovacic, Vukojevic, Badelj, Brozovic, Mocinic, Pasalic, Sammir.
Sulmuesit: Cop, Ilicevic, Mandzukic, Olic, Eduardo, Jelavic, Rebic, Perisic.