Kriza institucionale, BE-ja thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Bashkimit Evropian ka thënë se po i përcjell me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë. “Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi për Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar ankesës…

Lajme

06/03/2026 19:03

Bashkimit Evropian ka thënë se po i përcjell me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi për Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot nënshkroi dekretin për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës dhe për ta dërguar në një proces të ri zgjedhor.

Kjo nuk u prit mirë nga Lëvizja Vetëvendosje që vendosi ta dërgoi në Gjykatë Kushtetuese këtë.

Dje ishte afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, por për shkak që VV, si partia më e madhe, nuk arriti të siguroj konsensusin, ky proces dështoi.

VV propozoi dy emra partiak, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun. Kuvendi nuk kourum dhe ky pati as rund të parë.

Datat më të mundshme për zgjedhje të reja parashihen të jenë 5, 12 apo 19 prill. Presidentja Osmani sot ftoi në takim konsultativ partitë politike për të folur në lidhje me datën e zgjedhjeve. Të gjitha partitë ju përgjigjën ftesës, përveç VV-së dhe Listës Serbe që e bojkotuan./lajmi.net/