Kreu i AKB-së, Shahini: Covid-19 në kisha e xhami nuk ka, në qendra tregtare po

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka reaguar pas lejimit të kryerjes së riteve të ndryshme në objektet fetare në vend.

Lajme

09/04/2021 14:10

Shahini ka thënë se coronavirus nuk paska në xhamia e kisha, kurse në qendra tregtare po.

“Sot u pa se virusi nuk ekziston nëpër institucione fetar në gjitha xhamitë e Kosovës ishin të mbushura me pelegrin mysliman të cilët nuk kishin distance, me pelqeu ky mos ndegjim publik i këtij komunitetit po kështu edhe nëpër kisha” ka shkruar ai në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Corona virusi në kisha e xhamia nuk ka nëpër qendra tregtar PO.Sot u pa se virusi nuk egziston nëpër institucione fetar në gjitha xhamitë e Kosovës ishin të mbushura me pelegrin mysliman të cilët nuk kishin distancë, me pelqeu ky mos ndegjim publik i këtij komunitetit po kështu edhe nëpër kisha.Qeveria po duket ekziston vetëm për komunitetit e biznesit i cili është i dëgjueshëm të merr masa për parandalimi e virusit ku i mbylli disa mia operator ekonomik në Kosovë.AKB është kundër masave për mbyllje e kufizimin e lëvizjes së lirë të qendrave tregtare dhe operatorve tjerë ekonomik si jo racionale të momentit./Lajmi.net/