60 mijë ulëse për koncertin e Kanye West, Tirana do dridhet më 11 korrik

Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga ka folur për koncertin e madh që artisti me famë botërore, Kanye West do të mbajë në Tiranë më 11 korrik. Ai tha se pritet të ndërtohet një stadium që do të presë deri në 60 mijë persona, ndërsa ndërtimi i tij pritet të zgjasë deri në gjashtë javë. Gazetari…

ShowBiz

03/05/2026 11:02

Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga ka folur për koncertin e madh që artisti me famë botërore, Kanye West do të mbajë në Tiranë më 11 korrik.

Ai tha se pritet të ndërtohet një stadium që do të presë deri në 60 mijë persona, ndërsa ndërtimi i tij pritet të zgjasë deri në gjashtë javë.

Gazetari thotë se pas performancës së West, ky stadium do të çmontohet plotësisht, pasi është i dedikuar ekskluzivisht artisti.

“Biletat do të fillojnë të shiten nga dita e martë. 99 euro është për publikun e thjeshtë, ndërsa për zonat VIP biletat shiten edhe më shtrenjtë”, tha ai në klankosova.