Raporti i Reporterëve pa Kufij tregon se Kosova ka bërë progres në lirinë e shtypit, por sfidat vazhdojnë të mbeten
Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm në fushën e lirisë së mediave, duke u ngritur për 15 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Ky progres është vlerësuar edhe nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e cila ka theksuar se ky zhvillim duhet të ruhet dhe…
Lajme
Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm në fushën e lirisë së mediave, duke u ngritur për 15 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.
Ky progres është vlerësuar edhe nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e cila ka theksuar se ky zhvillim duhet të ruhet dhe të forcohet më tej.
“Është inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Ky progres tani duhet të mbahet nga zyrtarët publikë dhe nga elita politike, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të siguruar një mjedis që e mbështet median,” ka deklaruar Palatova.
Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë,” ka theksuar ajo.
Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, përmirësimi i Kosovës reflekton hapa pozitivë në ambientin mediatik, megjithatë sfidat në këtë fushë mbeten ende të pranishme.
Encouraging to see 🇽🇰 rise 15 places in @RSF_en’s #WorldPressFreedomIndex.
This progress now needs to be sustained by public officials and the political establishment who share the responsibility for ensuring a media-enabling environment.
🇪🇺 will support.#WPFD#EUbyYourSide— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) May 3, 2026