Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren
Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai ka bërë të ditur se padashje i ka rënë një bombolë e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri. “Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e…
Lajme
Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren.
Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë.
Ai ka bërë të ditur se padashje i ka rënë një bombolë e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”.
“Sipas informatave shtëpia është e braktisur dhe në të rrin një person i pa strehë, i cili gjatë bisedës ka njoftuar se pa dashje i ka rënë një bombole e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njoftoi policia.