Rritje e lehtë e çmimit të benzinës në Kosovë, publikohet lista e re e derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, (MINT), ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.69 euro për litër. Benzina është caktuar të kushtojë 1.49 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me çmim prej…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, (MINT), ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.69 euro për litër. Benzina është caktuar të kushtojë 1.49 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me çmim prej 0.84 euro për litër.
Nga ministria bëhet e ditur se benzina ka shënuar rritje prej 1 cent për litër, krahasuar me çmimet e ditës së shtunë.
Autoritetet po vazhdojnë të publikojnë rregullisht çmimet e derivateve, në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare. /Lajmi.net/
