KQZ: Janë rinumëruar më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve në 19 Komuna, sot pritet të përfundoj edhe në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve që KQZ ka vendosur të rinumërohen. Deri tani, janë rinumëruar më shumë se gjysma e 91 vendvotimeve, shkruan lajmi.net. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar…

Lajme

18/01/2026 16:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve që KQZ ka vendosur të rinumërohen.

Deri tani, janë rinumëruar më shumë se gjysma e 91 vendvotimeve, shkruan lajmi.net.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 56% apo 509 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72)”, ka njoftuar KQZ.

Deri tani, rinumërimi është përmbyllur në 19 Komuna, ndërsa sot pritet të përfundoj edhe në Komunën e Prizrenit, e më pas në komuna tjera.

KQZ ka njoftuar se në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: