Kovacic kthehet në Serie A
Përfaqësuesi i tij është takuar me drejtuesit e Real Madridit për të gjetur një zgjidhje, largimin nga klubi.
Sport
Mateo Kovacic mund të largohet nga Real Madrid në janarin e vitit 2018.
“Don Balon” raporton se mesfushori kroat ka vendosur të gjejë një ekip të ri pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në Santiago Bernabeu.
Përfaqësuesi i tij është takuar me drejtuesit e Real Madridit për të gjetur një zgjidhje, përcjell “lajmi.net”.
Ofertat vijnë nga Inter, Milan, Juventus dhe Napoli, të gatshëm ta rikthejnë Kovacicin në Serie A. /Lajmi.net/