Koulibaly suspendohet me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor, dënohet edhe Inzaghi

Komisioni Disiplinor e ka suspenduar mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly për një ndeshje dhe ka dënuar edhe trajnerin e Beneventos, Filippo Inzaghi.

Sport

01/03/2021 17:40

Koulibaly u ndëshkua me të kuq, pasi mori dy kartonë të verdhë ndaj Beneventos, transmeton lajmi.net.

Senegalezi do jetë i ndëshkuar me një ndeshje moslojë, pra do mungojë kundër Bolognas.

Ndërsa, Filippo Inaghi u dënua me gjobë prej 2 mijë e 500 euro për arsye se i dha udhëzimi skuadrës, pavarësisht faktit se ishte i diskualifikuar./Lajmi.net/