Kosovari humb jetën në aksident tragjik në Finlandë, dyshohet se shoferi i dyshuar ishte i dehur

Një shtetas kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë. Viktima është Mehmet Gashi, 54-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar një motoçikletë, transmeton lajmi.net. Sipas Policisë së Finlandës, aksidenti ka ndodhur gjatë ndërrimit të korsisë, kur një veturë është përplasur…

Bota

29/08/2026 21:11

Një shtetas kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.

Viktima është Mehmet Gashi, 54-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar një motoçikletë, transmeton lajmi.net.

Sipas Policisë së Finlandës, aksidenti ka ndodhur gjatë ndërrimit të korsisë, kur një veturë është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga Gashi. Përplasja ka qenë fatale dhe 54-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia dhe ekipet e shpëtimit janë njoftuar rreth orës 12:29, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shërbimet e urgjencës.

Autoritetet finlandeze dyshojnë se drejtuesi i veturës që u përplas me motoçikletën ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Sipas policisë, ndaj tij po zhvillohen hetime për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.

Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se personi që humbi jetën është Mehmet Gashi, 54-vjeçar nga Kosova.

Rasti po hetohet nga Policia e Itä-Uusimaas, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./lajmi.net/