“Nuk ndalemi, çdo ditë e çdo natë në shesh” – Reagon fuqishëm platforma “Liria Ka Emër”

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka lëshuar një mesazh të prerë e mobilizues në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë me dije se tubimet dhe protestat qytetare nuk do të ndalen. Përmes një postimi në rrjete sociale, organizatorët kanë konfirmuar vazhdimësinë e prezencës qytetare në sheshet e kryeqytetit deri në arritjen…

Lajme

20/09/2026 23:29

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka lëshuar një mesazh të prerë e mobilizues në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë me dije se tubimet dhe protestat qytetare nuk do të ndalen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, organizatorët kanë konfirmuar vazhdimësinë e prezencës qytetare në sheshet e kryeqytetit deri në arritjen e synimit të tyre.

” Çfarë populli! Nuk ndalemi. Çdo ditë e çdo natë në shesh, deri në liri. Për çlirimtarët tanë,” thuhet në postimin e platformës “Liria Ka Emër”.

Kjo thirrje vjen në kuadër të aktiviteteve dhe protestave të vazhdueshme që po organizohen në Prishtinë, ku qytetarët po mblidhen për të shprehur mbështetje ndaj çlirimtarëve që janë në Hagë.

Sipas organizatorëve, vendosmëria qytetare do të mbetet e palëkundur dhe zëri i Kosovës do të vazhdojë të dëgjohet çdo ditë e natë në shesh.