Kosova tani është e para në botë për këtë gjë

Kosova mbrëmë e filloi më këmbë të mbarë rrugëtimin në Kmapionatin Evropian.

Sport

26/03/2019 10:46

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 1 me 1 ndaj Bullgarisë, e që ishte pika e parë për kualifikimet në EURO 2020.

Me barazimin e realizuar ndaj bullgarëve, skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ka çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi në arenën ndërkombëtare, si askush tjetër në botë sa i përket serive aktive, raporton lajmi.net.

Kjo seri e filluar në nëntorin e vitit 2017, ka vazhduar gjatë gjithë 2018 me miqësoret e me ndeshjet e Ligës së Kombeve, për të vazhduar tashmë në mars me dy barazimet ndaj Danimarkës e Bullgarisë, të dy ndeshje të cilat Kosova i kishte në fakt të gjitha mundësitë për t’i fituar.

Kosova do të kërkojë të ruajë këtë pathyeshmëri të saj me duelet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë e të kryesoj përsëri listën, ku ndiqet nga afër nga Afrika e Jugut me 11 ndeshje pa disfatë.

Ndërsa të shkëputura në serinë e tyre të ndeshjeve pa humbje janë përfaqësuese të tjera me emër si Portugalia apo Serbia që numërojnë nga 8 ndeshje pa disfatë dhe Brazili dhe Angli ame nga 7 ndeshje.

NDESHJET PA DISFATË:

Kosova – 12 ndeshje

Afrika e Jugut – 11

Mali – 9

Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali dhe Serbi – 8

Brazil, Angli, Marok, Nigeri dhe Katar – 7. /Lajmi.net/