Kosova publikon listën me mungesa të rëndësishme ndaj Sllovakisë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur të premten listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026. Te Kosova ka mungesa të rëndësishme. Përzgjedhësi Foda nuk mund të llogarisë në kapitenin Amir Rrahmani e po ashtu në liderin e mesfushës, Leon Avdullahu. Mungon edhe Muharrem Jashari. Te Kosova është kthyer mbrojtësi…
Sport
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur të premten listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.
Te Kosova ka mungesa të rëndësishme.
Përzgjedhësi Foda nuk mund të llogarisë në kapitenin Amir Rrahmani e po ashtu në liderin e mesfushës, Leon Avdullahu.
Mungon edhe Muharrem Jashari.
Te Kosova është kthyer mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj e po ashtu edhe Vesel Demaku.
“Dardanët” të enjten e ardhshme luajnë në Bratislavë ndaj Sllovakisë. Ndërkohë më 31 mars në “Fadil Vokrri” luajnë me Turqinë apo Rumaninë.
Nëse fitohet ndeshja e 26 marsit me Sllovakinë, ndeshja e 31 marsit në Prishtinë do të jetë finale e plejofit për kualifikim në Botëror.
