Kosova në grupin e dytë për kualifikmet për Kampionatin Botëror 2017

Kosova do të takohet me Bjellorusinë, Turqinë dhe Zvicrën në kualifikimet për Kampionatin botëror 2017 në hendboll për femra.

Sport

24/06/2016 15:44

Kombëtarja e Kosovës  ne konkurrencën e femrave do te jetë pjesëmarrëse e kualifikimeve për Kampionatin Boteror 2017, dhe në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit u bë terhejqja  e shortit me ç`rast Kosova mësoj edhe emrat e Kombëtarave te cilat do të perballen në kuadër të grupit të 2-të në të cilin bëjnë pjesë Bjellorusia, Turqia, Zvicra dhe Kosova.

Rrethi i parë i ndeshjeve zhvillohen më 5/6 tetor, rrethi i dytë më 8/9 tetor, rrethi i tretë më 23/24 nentor, rrethi i katertë më 26/27 nëntor, rrethi i pestë më 30 nëntor dhe 1 dhjetor kurse rrethi i fundit më 3/ 4 dhjetor 2016.

Kurse, tek meshkujt Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e grupit B në të cilin janë edhe kombëtarja e Turqisë dhe Estonisë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.