Kosova mposhtet nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra, ka pësuar humbje nga Portugalia me rezultatë 30-17.

Sport

05/06/2021 21:57

Mungesat e shumta bënë që vashat tona të hendbollit të humbin ndeshjen me Portugalinë 30-17, dhe kështu humbasin mundësinë për kalim në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”, transmeton lajmi.net.

Kosova mbylli grupin në vendin e dytë me dy fitore ndaj Qipros dhe Luksemburgut. /Lajmi.net/