Kosova lë prapa shtetet e mëdha me medalje në Lojërat Evropiane

Kosova vazhdon të shënojë suksese të mëdha falë sportit të xhudos.

Sport

24/06/2019 17:58

Në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Kosova ka siguruar tre medalje dhe zë vendin e katërt në listën e vendeve medaliste.

Në Lojërat Evropiane që po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, përpara Kosovës janë vetëm shtetet si Franca lidere, Ukraina dhe Rusia, shkruan lajmi.net.

Majlinda Kelmendi me të artën, Nora Gjakova e argjendtë dhe së fundmi Loriana Kuka e bronztë, e bën të mundshme që Kosova të jetë në vendin e katërt në renditjen e vendeve medaliste aktualisht.

Shteti ynë ka lë emra të mëdhenj si Belgjika, Suedia, Turqia e Holanda prapa vetës. /Lajmi.net/