Kosova lë prapa Amerikën, Gjermaninë e Francën

Kosova është ndër gjashtë vendet me shpërblimet më të mëdha për medalje olimpike Kosova, për nga numri i sportistëve në Lojërat Olimpike.

Sport

04/08/2016 12:06

“Rio 2016” futet në grupin e shteteve të vogla, me delegacion njëshifror. Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për shpërblimet në rast të rrëmbimit të ndonjë medaljeje olimpike.

Sa u përket shpërblimeve për medalje olimpike, Kosova futet në mesin e gjashtë shteteve të botës që paguajnë më së shumti për sukses në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Shteti i Kosovës jep 100 mijë euro për medaljen e artë, 60 mijë euro për të argjendtën dhe 40 mijë euro për medaljen e bronztë. Me këto shpërblime, Kosova lë prapa shtetet e mëdha dhe të fuqishme financiarisht si SHBA-ja, Gjermania e Franca, shkruan Koha Ditore.