“Kosova ka përbërje cilësore” – Bylbyl Sokoli flet para ndeshjes me Islandën: “Mund ta mposhtim kundërshtarin”
Kosova dhe Islanda do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky takim do të fillojë nga ora 20:45, kurse ‘Dardanët’ kërkojnë vetëm fitore në këtë takim. Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe…

Sport
Kosova dhe Islanda do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky takim do të fillojë nga ora 20:45, kurse ‘Dardanët’ kërkojnë vetëm fitore në këtë takim.
Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Lajmi.net ka kontaktuar me trajnerin kosovar, Bylbyl Sokoli për të marrë opinionin e tij lidhur me këtë duel.
Sokoli thotë se Kosova ka kualitet brenda grupi duke potencuar se beson që “Dardanët” mund ta fitojnë këtë ballafaqim.
Tutje, trajneri kosovar shton se kualifikimi do ishte më i lehtë nga grupet më të lehta, pasi në Ligën B, puna e Kosovës do jetë më e vështirë, aty ku pritet të ballafaqohet me ekipe shumë më të forta nëse “Dardanët” kualifikohen dhe mposhtin Islandën.
“Kosova ka një përbërje cilësore dhe mund të fitojë takimin me Islandën. Kosova ka kapacitet, por mendoj se është më lehtë të kërkosh kualifikimin përmes grupit më të lehtë (p.sh. Grupi C). Islanda është ekip cilësor, por unë mendoj se ne kemi më shumë cilësi…Prurjet e reja sjellin cilësi. Korenica e ka pasur vendin në këtë përbërje!”, tha Bylbyl Sokoli për lajmi.net.
Kujtojmë se Kosova po kërkon që të inkuadrohet për herë të parë në Ligën B. Në Ligën C mbeti prapa Rumanisë në grup, ndërsa ishte më e suksesshme se Qipro e Lituania.
Bazuar tek futbollistët e ftuar në këtë grumbullim, sipas ‘Transfermarkt’, vlera momentale e Kosovës është 63.95 milionë euro, pak më e madhe se ajo e Islandës, e cila vlerësohet me 55.58 milionë euro./Lajmi.net/