Kosova humbi përsëri, por shikoni çfarë thotë trajneri Krasniqi

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, i ka përgëzuar basketbollistët e tij, përkundër humbjes nga Sllovenia.

Sport

11/09/2016 09:59

Ai ka theksuar që basketbollistët e tij, luajtën me zemër.

“Ka qenë një ndeshje e fortë dhe emocionuese. Unë dua të falenderoj publikun që nuk rreshtën asnjëherë së përkrahuri Kosovën për 40 minuta lojë. Në cerekun e tretë ne dështuam të shënojmë në gjuajtjet tona për tri pikë dhe kjo na kushtoi”, tha Krasniqi.

“Unë e di se lojtarët e mi kanë luajtur me zemër dhe për këtë i përgëzoj, por unë nuk e di nëse ky është maksimumi ynë, por unë vetëm e di se në ekip kam lojtarë që në Ligën Ballkanike kanë qenë rezerva, ndërsa në Kombëtare janë bartës të lojës. Unë mendoj se ky është vetëm starti i udhëtimit tonë në Evropë dhe tani vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë në ndërtimin e një ekipi të fortë, i cili pas disa viteve do t’i bëjë ballë skuadrave të mëdha evropiane”, vazhdoi ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4