Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në Washington, D.C., është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Bahamasit. Kjo marrëveshje ishte për heqjen e ndërsjellë të vizave mes dy vendeve, shkruan lajmi.net. “Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në Washington, D.C., është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Bahamasit.
Kjo marrëveshje ishte për heqjen e ndërsjellë të vizave mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.
“Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Osmani në Facebook/ /Lajmi.net/
Postimi i plotë: