Kosova arrin fitoren e madhe ndaj Kroacisë

Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka arritur një fitore të madhe. Vashat dardane, arritën të mposhtin Kroacinë me rezultat minimal 0-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm. Golin e vetëm e shënoi Modesta Uka, në minutën e 13-të. Kosova, me këtë fitore mbetet në krye të tabelës me 6…

Sport

07/03/2026 19:13

Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka arritur një fitore të madhe.

Vashat dardane, arritën të mposhtin Kroacinë me rezultat minimal 0-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm.

Golin e vetëm e shënoi Modesta Uka, në minutën e 13-të.

Kosova, me këtë fitore mbetet në krye të tabelës me 6 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Bullgarisë.