Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në ditët kur Kosova po voton ka thënë se e ardhmja e saj është në duart e qytetarëve.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett u kërkoi qytetarëve që mos të lejojnë që bora ose sëmundja e COVID-19 t’i ndalojë të votojnë.
“Mos lejoni që bora ose sëmundja e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni. Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, teksa bëri thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente. /Lajmi.net/
#Kosovo’s future is in the hands of its citizens. Don’t let snow or COVID stop you from voting. Report irregularities & violations to the @Kosovo_Police, Prosecution, election authorities, or media. Make the election free, fair, and safe. #KosovoVotes2021 pic.twitter.com/3lxMnpddtF
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 14, 2021