Kontestet e frikshme gjyqësore të Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës po vazhdon të përballet me konteste të mëdha gjyqësore.

Lajme

06/05/2018 12:16

Nga data 1 janar deri me 31 mars 2018, me tridhjetë lëndë në procedurë gjyqësore është duke u marrë Zyra e përfaqësimit juridik e Komunës së Prishtinës.  Fiks 10,200,523.76 euro është vlera e detyrimeve kontingjente të këtyre lëndeve.

Këto të dhëna janë pasqyruar në “Raporti i tremujorit të parë buxhetor, për periudhën janar-mars 2018”, të hartuar nga Komuna e Prishtinës, të cilin e posedon dhe lajmi.net.

Ndërkohë, pos këtyre lëndëve në procedurë që janë regjistruar për tre muajt e parë, Zyra e përfaqësimit juridik, deri më tani ka gjithsej 288 lëndë të konteksteve gjyqësore, e që vlera monetare është disa dhjetra miliona euro.

Por, lëndët që janë në procedurë në këtë fillim të vitit kanë të bëjnë me kompensim dëmi, borxh të cilat janë të paraqitura në tabelën e më poshtme, ndërsa lëndët tjera janë pronësore, administrative, banesore, penale etj. ( që nuk kanë të bëjnë me mjete financiare).

Si datë të detyrimit me 13.03.2018, Komuna e ka pasur lenden ku kërkohen 2 milionë euro, ku paditësi kërkon kompensim për shkak dëmit të shkaktuar gjatë luftës. Kjo lende ende është në Gjykatën  Themelore. Ndërsa një lëndë me 3 milion euro detyrim, ka të bëjë me atë që paditësi kërkon kopenzimin e dëmit për shkak pengimit në mos ndërtimit në pronën e tij. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni Raportin e detyrimeve kontingjente nga Zyra e përfaqësimit juridik prej dt. 01.01.2018, deri më dt.31.03.2018.

2-detyrimet 3-detyrimet