Konjufca takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, flitet për bashkëpunimin mes dy vendeve
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Gjatë takimit, Vakali e ka përgëzuar Konjufcën për mandatin e ri në detyrë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Po…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Gjatë takimit, Vakali e ka përgëzuar Konjufcën për mandatin e ri në detyrë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Po ashtu, ajo ka përshëndetur edhe vendimin për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtejshëm të kontakteve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, u theksua se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit me Greqinë.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim miqësor me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Heleni Vakali.
Në takim, znj. Vakali e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ajo gjithashtu përshëndeti vendimin për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të kontakteve dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e bashkëpunimit me Greqinë./lajmi.net/