Konfirmon Barcelona: Griezmann probleme me kuadricepsin

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Antoine Griezmann.

Sport

12/07/2020 11:59

Ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka pësuar mbrëmë një lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.

Griezmann ishte startues ndaj Real Valladolid, por lojtari ka kërkuar zëvendësimin pasi ka ndjerë probleme në kuadriceps, transmeton lajmi.net.

Sot, pas ekzaminimeve mjekësore, faqja zyrtare e Barcelonës konfirmon lëndimin e lojtarit. Thuhet se ai mund ta ketë mbyllur sezonin.

Griezmann zëvendësohej mbrëmë nga Lusi Suarez, pasi nuk mund të vazhdonte ndeshjen. /Lajmi.net/