Komentatori italian: Vetëm shqiptarë në stadium

Tifozët shqiptarë me të vërtetë janë fascionues, pasi janë mbledhur me numër të madh në stadiumin e Genoas, ku ka filluar miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Sport

18/11/2014 20:46

Sapo ka filluar miqësorja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Genoas, ndërsa atmosfera e krijuar nga tifozët shqiptar është mjaft inkandeshente.

Tifozët e Kombëtares sonë kanë befasuar edhe italianët, pasi një gjë e tillë vërehej dhe nga fjalët e thëna të komentatorit të vendasve.

‘Vetëm shqiptarë në stadiumin Luigi Ferraris’, ishin fjalët e thëna nga komentatori italian në sekondat e para të takimit, i cili është shumë i rëndësishëm për Kombëtarën tonë.