Kolumbia shkel Greqinë
Pa shumë telashe, Kolumbia mposhti Greqinë me rezultat 3:0 në ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit C në Kampionatin botëror. Pablo Armero, Teofilio Gutierrez dhe James Rodriguez i shënuan golat.
Sport
Kolumbia mposhti Greqinë me rezultat 3:0 në ballafaqimin e tyre të parë në kuadër të Grupit C në Kampionatin botëror.
Skuadra nga Amerika e Jugut kaloi herët në epërsi në minutën e pestë me golin e Pablo Armeros, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Pas intervalit, Greqia u mundua të kundërpërgjigjet, mirëpo pa sukses. Kurse, Teofilio Gutierrez e dyfishoi avantazhin e Kolumbisë me golin e tij në minutën e 58-të.
Rezultatin përfundimtar e vendosi James Rodriguez që shënoi në minutën e 93-të. Kolumbia arkëtoi tri pikë shumë te vlefshme që ia shtojnë shanset për kualifikim të mëtutjeshëm nga Grupi C.
Kurse, Greqisë i mbetet që të përmirësohet në vazhdim ose të kthehet herët në shtëpi.