Kolapsi energjetike – KEK thërret konferencë për media, thotë se ka për qëllim të ‘‘informimit të drejtë dhe transparent’’

Korporata Energjetike e Kosovës, ka thirrur konferencë për media që do të mbahet sot duke filluar nga ora 19:00. Në komunikatën e KEK thuhet se qëllimi i kësaj konference sipas tyre është ‘‘informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi…

Lajme

20/06/2025 18:15

Korporata Energjetike e Kosovës, ka thirrur konferencë për media që do të mbahet sot duke filluar nga ora 19:00.

Në komunikatën e KEK thuhet se qëllimi i kësaj konference sipas tyre është ‘‘informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim’’.

Po ashtu bëhet e ditur se në konferencë do të flasë kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani.