Kobe Bryant bindi Lakers për nënshkrimin me Dwight Howard

Dwight Howard është një nga befasitë më të këndshme të këtij sezoni në NBA.

Sport

25/05/2020 09:00

Qendra 34 vjeçare pati disa vite jo edhe aq të mira së fundmi, por me transferimin te Lakers duket sikur ka rigjetur formën e tij të mirë.

Ish anëtari i Orlando Magic provohej gjatë verës te Lakers, kur në mesin e opsioneve ishte edhe Joakim Noah.

Por, Kobe Bryant, legjenda e basketbollit që ndërroi jetë në muajin janar pas një aksiedenti tragjik, ishte njeriu që bindi Lakers për të nënshkruar me Howard.

‘NBA Buzz’ shkruan se presidentja e Lakers, Jeanie Buss, ka thënë se Kobe i ka thënë asaj dhe Lakers të nënshkruajnë me Dwight, kur skuadra kishte nevojë për një qendër, transmeton lajmi.net.

Howard ka regjistraur 19.2 minuta për ndeshje këtë edicion, duke arritur 7.5 pikë dhe 7.4 kërcime për ndeshje. /Lajmi.net/