Klopp nuk planifikon të blejë mbrojtës, pavarësisht krizës në këtë repart

Liverpool ka probleme të mëdha në vijën mbrojtëse për shkak të dëmtimeve, kështu që mediet spekuluan se “Të Kuqtë” me siguri do të sjellin një mbrojtës me emër në janar.

Sport

16/11/2020 17:04

Klopp  ka probleme të mëdha në vijën mbrojtëse për shkak të lëndimeve. Së pari u dëmtua Van Dijk, i  cili do të humbasë gjithë sezonin, dhe më pas  Joe Gomez, i  cili do të bëjë pushim për disa muaj.

Shumë mbrojtës janë lidhur me një lëvizje në Liverpool në janar, të tillë si Upamecano, Koulibaly e Skriniar.

Sidoqoftë, gazetari David Ornstein pretendon se Klopp nuk ka në plan të sjellë një mbrojtës të ri në janar. Liverpool tashmë ka plane për verën e ardhshme dhe nuk dëshiron t’i ndryshojë ato, kështu që një mbrojtës i madh nuk do të sillet në janar.

Klopp do të luajë me zgjidhje alternative në vijën mbrojtëse si Fabinho , i cili u tregua i shkëlqyeshëm në atë pozitë ​​dhe zgjidhja e dytë është që Jordan Henderson të luajë si mbrojtës. /Lajmi.net/