Klopp: Nga të gjitha problemet që kam, më i vogli është Man City
Manchester City nuk përbën problem për Jurgen Klopp.

Sport
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se Manchester City nuk paraqesin problem për të.
Gjermani bën të ditur të ketë shumë probleme aktualisht, por më i vogli është ai i Manchester City. Këtë e thotë në kuptimin se ai nuk ka diçka në dorë për t’i ndaluar ata.
“Nga të gjitha problemet që kam, më i vogli është Manchester City”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka ndonjë minutë që unë mendoj për të (titullin e PL). Ne vetëm duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim nëse afrohemi”, shtoi gjermani.
Liverpool duken të jenë rivali i vetëm i denjë për skuadrën e Manchester City në futbollin anglez, por edhe ata janë disa pikë larg ‘Citizens’. /Lajmi.net/