Klopp: Nëse dikush dëshiron të largohet, nuk e mbajmë atë

Mohamed Salah po vazhdon të jetë emri më i përfolur për afatin kalimtar.

Sport

26/12/2020 10:11

Egjiptiani, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në 2023, ka dhënë një intervistë për AS në të cilën ai tha se ishte i zhgënjyer që nuk ishte kapiten në ndeshjen e fundit të raundit të Ligës së Kampionëvë kundër Midtjylland.

Ndërkohë, menaxheri i The Reds, Jurgen Klopp foli për Guardian ku tha se arsyeja e vetme për ta lënë Liverpool tani është vetëm moti i keq. “Cila mund të jetë arsyeja tjetër”, u shpreh ai.

53 vjeçari gjithashtu shtoi: “Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të qëndrojnë, ne kurrë nuk e kemi bërë atë. Por nëse një lojtar dëshiron të shkojë ne nuk do të detyrohemi ta mbajmë atë; unë thjesht nuk e kuptoj pse dikush do të dëshironte të largohej”, tha Klopp.

Interesim të madh për lojtarin raportohet të ketë nga dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Sulmuesi i Liverpool përkundër spekulimeve është duke kaluar një sezon të mirë, ai në 13 paraqitje këtë sezon ka shënuar 13 gola./Lajmi.net/