Klopp kërkon tre pikët nëse ndeshja me United shtyhet

Jurgen Klopp thotë se Liverpoolit duhet t’i jepen tre pikë nëse ndeshja me Manchester United shtyhet. ‘Reds’ në xhiron e tretë të Premier Ligës do të jenë mysafir të ‘Djajve të Kuq’. United nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, andaj në Angli u raportua se tifozët e tyre do të protestojnë përpara…

Sport

21/08/2022 12:21

Jurgen Klopp thotë se Liverpoolit duhet t’i jepen tre pikë nëse ndeshja me Manchester United shtyhet.

‘Reds’ në xhiron e tretë të Premier Ligës do të jenë mysafir të ‘Djajve të Kuq’.

United nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, andaj në Angli u raportua se tifozët e tyre do të protestojnë përpara takimit me Liverpoolin.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë Klopp thotë se ekipi i tij duhet të fitojë tre pikët në tavolinë.

“Planet për lojën të mos ndodhin? Unë me të vërtetë shpresoj se nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, mendoj se do të marrim pikët.

Ne nuk kemi asnjë lidhje me situatën dhe nëse tifozët duan që ndeshja të mos ndodhë, atëherë ne nuk mund ta riorganizojmë lojën përsëri dhe ta vendosim atë diku në një sezon tepër të ngarkuar.

Njerëzit na thonë se jemi mirë, ne shkojmë atje, luajmë lojën me shpresë dhe shkojmë në shtëpi. Por në një situatë si kjo, gjithmonë skuadra tjetër duhet të marrë pikët sepse ata nuk kanë të bëjnë me të dhe janë përgatitur për të”, u shpreh gjermani.

Man United – Liverpool zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/