Klopp jep komentet e para për Diogo Jota, pas zyrtarizimit të transferimit
Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij për Diogo Jota.
Sport
Jota është lotjari i radhës që i bashkohet skuadrës së Liverpool, pas Thiago Alcantaras.
Lidhur me portugezin, Klopp ka dhënë vetëm komente pozitive, duke besuar se ai sjell shumë opsione për ‘Reds’.
“Ka shumë arsye (për transferimin)! Ai është lojtar që na jep ne shumë opsione përdorimi. Ai është 23 vjeçar, akoma larg të qenuri artikull i përfunduar”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Ai ka shumë potencial. Ai ka shpejtësinë, mund të kombinojë, të mbrohet, të bëjë presing. Na bën ne më të paparashikueshëm dhe na jep opsione për sisteme të ndryshme, sepsea i mund të luajë në të tri pozitat në 4 3 3 dhe nëse luajmë me katër mesfushorë, ai luan në të dy krahët”, ishin fjalët e gjermanit.
Jota do të jetë lojtari me fanellën numër 20 te skuadra e Liverpool. /Lajmi.net/