Klopp, i zhgënjyer me Arthur – dëshiron ta ndërpresë huazimin në janar

Jurgen Klopp është i zhgënjyer me performancat e mesfushorit të ardhur në verë, Arthur Melo. Braziliani erdhi në “Anfield Road” në formë huazimi, në ditët e fundit të merkatos. Bazuar në atë që raporton gazetari Manu Hereda, “Të Kuqtë” janë duke menduar që ta ndërpresin marrëveshjen e huazimit qysh në janar. Lojtari nuk e ka…

Sport

16/09/2022 08:07

Jurgen Klopp është i zhgënjyer me performancat e mesfushorit të ardhur në verë, Arthur Melo.

Braziliani erdhi në “Anfield Road” në formë huazimi, në ditët e fundit të merkatos.

Bazuar në atë që raporton gazetari Manu Hereda, “Të Kuqtë” janë duke menduar që ta ndërpresin marrëveshjen e huazimit qysh në janar.

Lojtari nuk e ka zhvilluar asnjë minutë në Premier League, që prej ardhjes së tij nga Juventusi.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë.

Marrëveshja e huazimit parasheh qëndrimin e lojtarit në Liverpool deri në verën e vitit 2023. /Lajmi.net/