Klopp dhe lojtarët e Liverpoolit kanë arritur në “Old Trafford”

Skuadra e Liverpoolit ka arritur në "Old Trafford" shëndosh e mirë.

Sport

13/05/2021 20:02

Tifozët e Manchester United bllokuan autobusin e Liverpoolit ku më pas u sprapsën nga Policia, shkruan lajmi.net.

Më pas, tifozët vërshuan stadiumin ku nisën protestat e tyre kundër familjes Glazer, e cila ka në pronësi Manchester United.

Ekzistonte rreziku që ndeshja të shtyhej për herën e dytë, por tani gjithçka është qetësuar. Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe lojtarët e skuadrës kanë arritur në stadium dhe ndeshja do të zhvillohet sipas orarit./Lajmi.net/