Kjo ishte arsyeja e largimit të Zidane nga Real Madrid
"The Sun" parashikon arsyen e largimit të Zinedine Zidane nga Real Madrid.
Sport
Zinedine Zidane kishte mosmarrëveshje me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez që detyruan largimin e tij nga posti i trajnerit.
“The Sun” raporton se një faktor kyç ka qenë një fjalosje me Perezin, i cili nuk është pajtuar me dëshirën e Zidane për ta transferuar Eden Hazardin nga Chelsea.
Ndërkohë, gjithmonë sipas Sun, francezi nuk është pajtuar me këmbënguljen e vazhdueshme të Perezit për ta blerë portierin e Manchester United, David De Gea.