Kjo është historia e trishtë e Shqiponjës
Shqiponja, vajza nga Drenasi që dikur u bë pjesë e një historie prekëse në emisionin Prive, tashmë është banore e Big Brother. Historia e saj është e veçantë dhe jo e lehtë. E braktisur nga prindërit biologjikë kur ishte foshnje, Shqiponja prej vitesh ka qenë në kërkim të familjes së saj biologjike, në përpjekje për…
ShowBiz
Shqiponja, vajza nga Drenasi që dikur u bë pjesë e një historie prekëse në emisionin Prive, tashmë është banore e Big Brother.
Historia e saj është e veçantë dhe jo e lehtë. E braktisur nga prindërit biologjikë kur ishte foshnje, Shqiponja prej vitesh ka qenë në kërkim të familjes së saj biologjike, në përpjekje për të zbuluar rrënjët dhe të kaluarën e saj.
Një intervistë që pati jehonë të madhe dhe solli edhe një zhvillim emocionues: bëri të mundur ribashkimin e një nëne me të bijën, pas plot 20 vitesh ndarje.
Tashmë, Shqiponja ka hyrë në një tjetër rrugëtim televiziv, atë të Big Brother, ku historia e saj pritet të marrë vëmendje edhe më të madhe.
Por a do të jetë kjo eksperiencë një mundësi e re për të afruar Shqiponjën me përgjigjet që kërkon prej vitesh?