Kjo është gjendja shëndetësore e polices që u plagos nga kolegu në stacion policor në Prishtinë

Një zyrtare policore është plagosur mëngjesin e sotëm në stacionin “Jugu” të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Zyrtarja policore është plagosur në pjesën e këmbëve nga një prej kolegëve të saj derisa gjendeshin brenda hapësirave në stacionit policor. Në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore, lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në QKUK, Naser…

Lajme

11/10/2024 11:28

Një zyrtare policore është plagosur mëngjesin e sotëm në stacionin “Jugu” të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Zyrtarja policore është plagosur në pjesën e këmbëve nga një prej kolegëve të saj derisa gjendeshin brenda hapësirave në stacionit policor.

Në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore, lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla njoftoi se gjendja shëndetësore e polices është stabile.

Tutje Syla tha se po vazhdohen me tretmane të tjera mjekësore, të nevojshme në këtë rast.

“Gjendja është stabile është trajtu në qendrën emergjente e kemi transferu në Klinikën Ortopedike po vazhdojnë tretmanet”,deklaroi Syla.

Në  lidhje me këtë rast është deklaruar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, nga ku është theksuar se zyrtari policor që qëlloi me armë tashmë është suspenduar.

Nga IPK-ja është thënë se hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës  për  një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u theksua se lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës .

“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar”,theksohet tutje.

Nga inspektorati u tha se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Lajmi.net/