Kili do t’i vendos në karantinë Sanchezin dhe Vidalin

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, dhe sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të duhet të futen në karantinë, nëse udhëtojnë drejt vendit të tyre, Kilit.

Sport

11/03/2020 09:53

Kështu ka njoftuar ministri i shëndetësisë së Kilit, Jaime Manalish, duke deklaruar se këto masa do të përdorën për të gjithë personat që udhëtojnë nga Spanja dhe Italia.

Ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt te Kombëtarja e Kilit, për ndeshjet e fundit të muajit.

Përveç Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, këto masa do të merren edhe nda Gary Medel, Erick Pulgar ose Fabián Orellan.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë dallim sipas profesionit të njerzëve, sepse askush nuk është i imunizuar kundër këtij virusi, dhe kjo karantinë që përcaktohet sot për Italinë dhe Spanjën, është e vlefshme për çdo person”, ka thënë ministri shëndetësisë së Kilit./Lajmi.net/