Kiara tregon “problemin” prej kur u bë nënë

Kiara Tito ka shprehur një “problem” që po e shoqëron prej se është bërë nënë. Bashkë me ndjekësit e saj në Instagram, Kiara tregoi se po e shqetëson një gjë që ka të bëjë me aktivitetet e saj të përditshme. “Nuk e di a ngaqë jam bërë mami, apo ngaqë kam mbushur 30 vjet, por…

ShowBiz

05/09/2026 20:30

Kiara Tito ka shprehur një “problem” që po e shoqëron prej se është bërë nënë.

Bashkë me ndjekësit e saj në Instagram, Kiara tregoi se po e shqetëson një gjë që ka të bëjë me aktivitetet e saj të përditshme.

“Nuk e di a ngaqë jam bërë mami, apo ngaqë kam mbushur 30 vjet, por nuk kam më fare nerva të dal në darkë dhe më zë gjumi shumë më shpejt. A ju ndodhë dhe juve apo jam vetëm unë?” shkroi ajo.

Moderatorja e njohur kryesisht ka një agjendë të ngjeshur, me punët që gjithnjë e më shumë shtohen nga bashkëpunimet me kompani të shumta.