Këto vende nuk do të kenë rrymë në ditët në vijim
KEDS njofton se në ditët në vijim nuk do të ketë energji elektrike në disa komuna të Kosovës, për shkak të punimeve të planifikuara me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit të furnizimit.
Lajme
Sipas KEDS-it, ndërprerje të energjisë elektrike nuk do të kenë në Prishtinë, Prizren, Therandë, Drenas, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan, raporton lajmi.net.
Komunikata e plotë e KEDS-it:
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte
Prizreni
1.
Më 13.03.2016 në NS 35/10 kV Zhuri do të shkyçet:
- Dalja 35kV Dragashi prej orës 12:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kuk, Restelice, Bresane, Kuklibeg, Blaç, Zaplluxhe, Lubovishte, Kukjan, Vranishte, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Krstec, Rapqe, Plave, Buqe, Brezne, Renc, Radeshe, Brod, Baçke, Dikance, Leshtan, Radeshe si dhe Frigofood dhe HC Dikanca.
Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të ndërprerësit 35 kV në daljen e Dragashit.
2.
Më 11.03.2016 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Gjinovci prej orës 09:30 deri 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoci, Gelaca; afariste: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe i përçuesit ).
Prishtina
1.
Më 11.03.2016 në NS 35/10 kV Mazgiti do të ketë shkyçje totale prej orës 09:30 – 11:00.
Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mazgiti, Orlloviqi, Millosheva, Stanovci, Velikareka, Prilluzha, Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci, Graca, Plemetini, Hamidia, Bivolaku, Leshkoshiqi, Siboci, Shipitulla, Grabovci, Gllavotini, Strovci, Zhilivoda, Benquku, Breznica, Barileva, Besia, Lebane, Rimansihta, Prugovci, Lupçi, Obiliqi (një pjesë), RTK, Bakshi, Stacioni i pompimit në Bivolak që furnizohen nga NS 35/10 kV Mazgiti.
Më 11.03.2016, ne NS 35/10 kV Mazgiti do të shkyçen:
- Dalja Shkabaj nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti Obiliq (një pjesë ), Subotiqi, Mazgiti (një pjesë), Shkabaj.
- Dalja 10 kV Mazgiti nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Qyteti, Mazgiti.
- Dalja 10 kV Lumi i Madh nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Millosheva, Stanovci, Velikareka deh Prilluzha.
- Dalja 10 kV Llazareva nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: Llazareva, Raskova, Bakshia, Millosheva, Babimoci dhe Graca.
Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të transformatorit të vjetër 8 MVA me të riun dhe të vendosjes së një transformatori tjetër për nevojat e Ujësjellësit Shkabaj në NS 35/10 kV Mazgit.
2.
Më 11.03.2016 në NS 35/10 kV Drenas do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Gllobari prej orës 09:30 – 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella dhe Dobrosheci.
Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave).
3.
Më 11.03.2016 në TS 35/10 kV Badovci do të shkyçet
- Dalja 10 kV Mramor(Slivove) prej orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mramori, Slivova, Brus, Busi, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.
Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe ndërrimi i përçuesit ).
Pejë
1.
Më 11.03.2016 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Juniku prej orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxha, Prilepi, Rastavica, Baballoqi, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.
Arsyeja e shkyçjes: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe i konzollave).
Ferizaj
1.
Më 11.03.2016 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:
Dalja 10 kV Drenica (kodi: 96220771) prej orës 09:30 -16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Fushtica e Naltë, Fushtica e Ulët, Kizharek, Nekoci, Rasinovci, Bainca, Shale, Krojmir, Baincë, Krojmir, Rreze ( Leleqtiq).
Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe ndërrimi i përçuesit ).
Gjakovë
1.
Më 11.03.2016 në NS 35/10kV Xërxa do të shkyçet:
- Dalja 10kV Dejni nga ora 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kësaj kohe do të mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Ratkoci, Denji, Dobidoli, Qifllaku, Polluzha, Kazniku, Guri I kuq, Kramoviku, Rakovina dhe Seperacionet.
Arsyeja e shkyçjes: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave).
Mitrovicë
1.
Më 11.03.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Ternavci (ish- fabrika e Plastikës) prej orës 09:30 deri në orën 16:00 .
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Lagjja “Fabrika e Plastikës”.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit).
Gjilan
1.
Më 11.03.2016 në NS 35/10kV Gjilani III do të shkyçet:
Dalja 10 kV Velekinca prej orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjilan (Zabeli i S. Agës, Mulliri i Arapit, Qenar Qeshme, Q.Qeshme – te Farmat) dhe Velekinca.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit.