Këto janë gjërat që çdo ndërmarrës i suksesshëm i bën çdo ditë

Tim Ferris, ndër autorët më të shitur, ndërmarrës dhe folës publik, ka treguar se 60 deri 90 minutat e parë të ditës janë më të rëndësishmit, pasi që e caktojnë se si do të jenë 12 orët tjera të ditës.

Lifestyle

20/12/2016 02:02

Ai tregon për pesë gjërat që përpiqet t’i bëjë çdo mëngjes dhe, pavarësisht se këto mund t’ju duken të vogla, ai thotë: gjërat e vogla i bëjnë gjërat e mëdha, transmeton Telegrafi.

– Rregullojeni shtratin (merr kohë 3 minuta)

– Meditoni (10 deri në 20 minuta)

– Bëni 5 deri në 10 përsëritje të një ushtrimi (një minutë)

– Përgatitni ‘çajin titan’ (2 deri në 3 minuta)

– Shkruani se çfarë do të bëni gjatë ditës.