Këto do të jenë përballjet në Superligën e Kosovës sot, kryendeshja në Drenas

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdoj sot me përballjet e xhiros së 22-të.

Sport

10/03/2019 08:37

Katër do të jenë ndeshjet që do të luhen sot, ku më interesantja do të luhet në Drenas, ndërmjet liderëve të Feronikelit dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Prishitna pritet të ketë punë më të lehtë, pasi luan me vendin e fundit në tabelë, KEK-un, dhe thuajse ka tri pikë të sigurta.

Dy ndeshjet tjera luhen mes Lirisë dhe Drenicës si dhe ajo mes Falmurtarit dhe Ballkanit.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Ballkanit luhet me fillim nga ora 17:00, kurse tri ndeshjet tjera të lartpërmendura do të nisin me fillim nga ora 13:30.

Pra, kjo e diele do të jetë mjaft e pasur sa i përket futbollit vendor. /Lajmi.net/