Këta janë lojtarët me më së shumti paraqitje te Kosova

Kosova do të përballet sonte ndaj Danimarkës në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Sport

21/03/2019 16:38

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Danimarka do të përballen sot nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përfaqësuesja jonë do të ketë një përkrahje të madhe sonte nga tifozët, ku stadiumi do të jetë i stërmbushur (13 mijë tifozë).

Në prag të kësaj ndeshje, lajmi.net do ua sjellë lojtarët me më së shumti paraqitje në fanellën e Kosovës, ku Samir Ujkani është i pari.

Kapiteni i Kosovës ka në total 24 paraqitje, gjersa në vendin e dytë është Amir Rrahmani e Milot Rashica me nga 20 paraqitje.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të lojtarëve dhe numrin e paraqitjeve të tyre në fanellën e Përfaqësueses. /Lajmi.net/