Kështu lutet Tyson Fury para çdo meçi

Tyson Fury e ka lënë prapa të kaluarën depresive të tij dhe tani përveç se një boksier i zoti, ai po tregon edhe anën e tij humane.

Sport

16/06/2019 21:38

Britaniku realizoi tjetër fitore mbrëmë, duke u konfirmuar si numri një në botë në sportin e boksit.

Ai mposhti me nokaut gjerman Tom Schwarz pas vetëm dy raundeve, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, BT Sport ka publikuar në Facebook një video e cila tregon lutjet e Furyt para meçit, ritual që praktikohet në çdo duel nga ai.

“Le të dalin që të dy burrat nga ringu shëndosh e mirë”, është lutja prekëse e Furyt që dëgjohet në video.

Kjo video ka marrë shikime dhe duartrokitje të shumta nga sportdashësit në përgjithësi. /Lajmi.net/