KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike: Rreth 50 për qind e konsumit po mbulohet nga importi
KESCO ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke njoftuar se aktualisht po përballet me rritje të ndjeshme të sasisë së energjisë së importuar, si pasojë e kërkesës së lartë dhe çmimeve të rritura në tregun ndërkombëtar. Sipas kompanisë, gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50 për qind e konsumit të energjisë elektrike në…
Lajme
KESCO ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke njoftuar se aktualisht po përballet me rritje të ndjeshme të sasisë së energjisë së importuar, si pasojë e kërkesës së lartë dhe çmimeve të rritura në tregun ndërkombëtar.
Sipas kompanisë, gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50 për qind e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë është mbuluar përmes importit, gjë që po krijon presion shtesë në menaxhimin e kostove dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm.
KESCO thekson se varësia nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur kërkesa për energji është e rritur edhe në vendet e rajonit.
Në këtë kontekst, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë orëve të pikut, me qëllim uljen e nevojës për import dhe mbajtjen nën kontroll të kostove të furnizimit.
KESCO ka bërë të ditur se do ta përcjellë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Komunikata e plotë: