Kërkesa të çmendura të Rudiger – kush dëshiron transferimin e tij, duhet ta privatizojë bankën

Antonio Rudiger vazhdon të ketë kërkesa të çmendura për kontratën e tij të ardhshme.

Sport

21/01/2022 14:54

Mbrojtësi gjerman fitoi Champions League me Chelsea dhe tashmë beson se është në mesin e më të mirëve në pozitën e tij.

Kjo bazuar në kërkesat e tij të çmendura që ka vendosur për kontratën e tij të ardhshme, qoftë me Chelsea, qoftë me skuadër tjetër.

Antonio Rudiger dëshiron 55 milionë euro, në bonuse dhe pagë gjatë katër viteve, për të nënshkruar me një klub të ri, ose rinovuar me Chelsea, përcjell lajmi.net.

Për momentin, ai nuk është një opsion për skuadrën e Real Madrid, bën të ditur Mario Cortegana, përcjell lajmi.net.

Rudiger po ashtu është larg dakordimit me Chelsea, me ‘Blutë’ që nuk janë gati t’i barazojnë kërkesat e tij me ofertën e tyre.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë skuadër që arrin t’i plotësojë dëshirat e Rudiger. /Lajmi.net/