Kërcen nga dritarja e katit dytë duke shpresuar se do të përfundojë në ujë, bankieri rus godet rrethojën mbrojtëse të pishinës
Një djalë i ri që kishte vendosur të festojë 30-vjetorin e lindjes, duket se nuk i kishte bërë mirë matjet kur vendosi nga kati i dytë të kërcej në drejtim të pishinës.

Fun
Ai derisa fluturoi në vend se të përfundojë në ujë – goditi rrethojën mbrojtëse të pishinës.
Dimitry Prigorodov kishte kërcyer nga dritarja e katit të dytë, me shpresën se do të përfundojë drejtë e në pishinë.
Por ky bankier nga Moska nuk kërceu sa duhet, dhe kështu u përplas në rrethojën e pishinës të punuar nga xhami, transmeton Telegrafi.
Megjithatë duket se nuk kishte pësuar lëndime serioze, pasi shihet doke notuar dhe qeshur me veten për gabimin që kishte bërë.